Grabiten lekët e pagesave të ujit në pijshëm, hajdutët “shqyejnë” arkën dhe marrin 2.2 milionë lekë

Apr 22, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Janë grabitur gjatë natës pagesat e ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.

grabitje-1

Raportohet se grabitësit janë futur brenda godinës nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer arkën me levë, kanë marrë 2.2 milionë lekë të vjetra që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm (22 prill), pasi kanë mbërritur në punë.

Punonjësit kanë vënë re kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësa drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura