Gordana Siljanovska-Davkova fituese e zgedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut: Kjo nënkupton përgjegjësi të madhe

May 9, 2024 | 7:23
SHPËRNDAJE

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova,  e cila ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët, deklaroi se kjo, në radhë të parë nënkupton edhe përgjegjësi të madhe.

gordana

Ajo komentoi edhe bojkotin duke e cilësuar atë si presion politik e partiak.

“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ndërkaq, tha se rezultatet janë të qarta, duke i uruar fitoren kundërkandidates së tij.

“Koncepti im për një Maqedoni multietnike, plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, fatkeqësisht nuk mori mbështetjen e shumicës nga qytetarët. Megjithatë, jam thellësisht i bindur se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë një shtet i begatë dhe demokratik”, tha Pendarovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura