Goditjet e fetusit përcaktojnë ecurinë e zhvillimit të tij

Feb 3, 2018 | 14:47
SHPËRNDAJE

Momenti kur një nënë ndien fëmijën e saj duke lëvizur në bark përshkruhet si një nga momentet e ndjesitë më të bukura që mund të përjetohen ndonjëherë. Ky është momenti kur fillon bashkëveprimi mes nënës e fetusit dhe të dy e njohin njëri-tjetrin, ende pa ardhur fëmija në jetë. Megjithatë, goditjet mund të jenë të forta e të dhimbshme për nënën e t’i shkaktojnë bezdi.

Goditjet e forta të fetusit, shenjë e mirëqënies së tij

Një studim i Imperial College London dhe Great Ormond Street Hospital në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës, tregojnë se ai po rritet në mënyrë të shëndetshme. Sipas studimit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse fëmija fillon t’ju godasë. Kjo mund të jetë e bezdisshme për nënën, por është shenjë se shtatzania po vijon rregullisht, fëmija po zhvillohet mirë, muskujt, gjymtyrët e nyjet e tij po formohen.

Shqetësohuni kur mungojnë lëvizjet

Madje, në studim thuhet se nënat duhet të fillojnë të shqetësohen nëse lëvizjet e fëmijës brenda barkut të tyre mungojnë ose bëhen të rralla.

Në cilën javë të shtatzanisë lëviz fëmija më shumë?

Pjesë e studimit ishin gra shtatzëna midis javës së 20 e 35 të shtatzanisë. Ato iu nënshtruan rezonancës magnetike të mitrës dhe rezultatet u analizuan, duke studiuar lëvizjet e fetusit. Nga ekzaminimet rezultoi se fëmija lëviz më shumë në javën e tridhjetë të shtatzanisë, ndërsa më vonë ai rritet dhe hapësira që ka për të lëvizur është disi më e kufizuar. /Pernenat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura