Goditet rrjeti i trafikut ndërkombëtar të drogës Spanjë-Greqi/ Midis të arrestuarve 29 vjeçari shqiptar. Kapet 700 mijë euro lëndë narkotike e fshehur brenda…

Sep 21, 2020 | 19:05
SHPËRNDAJE

Një 29 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke në kuadër të një operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Spanja në Greqi.

policia greke

Në pranga përfundoi edhe një 63 vjeçar greke, ndërsa janë në kërkim edhe tre anëtarë të tjerë të organizatës.

Nga hetimet, ka rezultuar se 61 vjeçari, veproi në emër të anëtarëve të tjerë të organizatës ku importoi përmes portit të Igumenicës me kamion, një sasi kanabisi (skunk) hidroponik me peshë 122 kg.

Policia greke bën me dije se zyrtarisht, kamioni transportonte ngarkesa si biskota dhe patate të skuqura. Ai e kishte marrë sasinë e mësipërme të drogës nga Spanja.

Në një operacion që u zhvillua mesditën e djeshme u sekuestrua një sasi prej 68 kg kanabis në kamionin e grekut, ndërsa pjesa tjetër brenda një furgoni të drejtuar nga 29 vjeçari shqiptar, të cilën sapo e kishte shkarkuar.

Përveç drogës, policia sekuestroi edhe dy makina, 970 euro, si dhe 3 telefona celularë. Policia greke bën me dije gjithashtu se përfitimet nga shitja e drogës kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura