Gjyqtari i dënuar me 1 vit burg lë Kolegjin me 6 anëtarë/ Luan Daci mban shpresë te Gjykata e Lartë

Jul 26, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijon të mbetet me 6 anëtarë nga 7 që ka normalisht. Kjo për shkak se një prej gjyqtarëve, Luan Daci, është pezulluar pasi ndodhet në proces gjyqësor.

luan daci ne gjykate

Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit burg, por mban ende një shpresë te Gjykata e Lartë për të qëndruar në KPA. Gjyqtari hetues i çështjes, Ardjan Hajdari, pezulloi pak kohë më parë procedimin disiplinor të nisur ndaj kolegut Luan Daci të dënuar me vendim të formës së prerë për falsifikim, derisa Gjykata e  Lartë të ketë një vendimmarrje për çështjen penale  në ngarkim të tij. Kolegji i  Posaçëm i Apelimit, KPA-ja, njoftoi më 9 korrik se ka  vendosur të pezullojë hetimin disiplinor të nisur ndaj një prej anëtarëve të tij, gjyqtarit Luan Daci, pas dënimit me vendim të  formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 1 vit burg me kusht, për falsifikimin e dokumenteve që i mundësuan të ishte pjesë e institucionit më të lartë të vetingut.

SI NISI PROCEDIMI DISIPLINOR

Luan Daci u emërua anëtar i KPA-së nga radhët e propozimeve të Avokatit të Popullit. Por, pasi u emërua ish-prokurori Besnik Cani, teksa vet ishte në procesin e rivlerësimit,  kërkoi nga KPA-ja që të përfundonte mandatin e anëtarit Luan Daci, pasi sipas  tij, Daci kishte falsifikuar  formularin e vetëdeklarimit kur kishte kandiduar për  anëtar në organin më të lartë të vetingut. Por në atë kohë, përgjigja e KPA-së ishte se institucioni nuk ka kompetencë për të bërë një gjë  të tillë, pasi trupën e vetë e gjykon vetëm mbi performancën që ka pasur që nga  momenti që i është bërë pjesë.

Ndërsa KPA-ja e rrëzoi, çështja shkoi në  Gjykatën Kushtetuese po nga ish-prokurori Cani. Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e tij, pasi nuk legjitimohej për të bërë kërkesën. Më pas, çështja shkoi në SPAK. Luan Daci  akuzohej në SPAK se ka falsifikuar dokumentet dhe se ka fshehur shkarkimin si gjyqtar në vitin 1997. Pas hetimeve të bëra nga Gjykata e Shkallës së Parë, Luan Daci u dënua me 1 vit burg me kusht. Ndërkohë, këtë vendim e konfirmoi edhe apeli i SPAK-ut. Pas  vendimit të prerë të Shkallës së Parë dhe Apelit të SPAK-ut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk e shkarkoi nga detyra gjyqtarin Luan  Daci, por nisi hetimin disiplinor (e njëjta gjë që u  kërkua nga ish-prokurori Cani, por që u refuzua).

E ndërkohë që kolegët e tij po e hetonin për disiplinën, Luan Daci bëri rekurs në Gjykatën e Lartë të Vendimit të Apelit të SPAK-ut, duke pretenduar se nuk është interpretuar saktë ligji. Pas kësaj lëvizje të Dacit, kolegët e tij në KPA vendosën që të pezullonin hetimin disiplinor deri në momentin që të shprehet Gjykata e Lartë. Në këtë mënyrë, çështjet që duhet të relatonte Daci tashmë ndahen mes 6 anëtarëve të tjerë.

GJYKATA KUSHTETUESE

Në dispozitat kalimtare  të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se gjyqtari  i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është njësoj si  anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por, nëse shohim  nenin 127 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon kur dënohet me vendim të formës së prerë. Duke qenë se gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gëzon  të njëjtat të drejta dhe detyrime si anëtari i Gjykatës  Kushtetuese, me gjasë KPA-ja duhet të kishte marrë vendim për anëtarin

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura