Gjyqtari Broci kalon sot në filtrat e vetingut

Jul 27, 2018 | 10:57
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, do të jetë ditën e sotme përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Seanca nis në orën 13:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Artan Broci

Broci është gjyqtari i tetë i Gjykatës së Lartë që kalon në filtrat e drejtësisë.

Pas tij, përballë KPK-së do të jetë edhe Medi Bici. Deri më tani, janë shkarkuar Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli, ndërsa janë konfirmuar Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj.

Artan Broci ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë. Anëtari i Gjykatës së Lartë z. Artan Broci ka titullin Master në Administrim Publik.

Ai ka marrë pjesë në disa seminare trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura