GJYKATA KUSHTETUESE/ KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT – DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Mar 8, 2024 | 0:14
SHPËRNDAJE

kolegji-gjykata

GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE 

SHPALLJE VENDI VAKANT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 39, datë 24.01.2024 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2024, në njësitë e qeverisjes qendrore”,

  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist”, me kontratë të përkohshme pune, në zyrën e protokoll/arkivës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse; 

KËRKESAT E POSAÇME PËR “SPECIALIST”:

  1. a) Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë;
  2. b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  3. c) Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME 

  • Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
  • Bazuar në vendimin 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 39, datë 24.01.2024, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2024, në njesitë e qeverisjes qendrore”, kategoria e pagës për pozicionin “Specialist” është IV-2.
  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara. 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 05 mars 2024 deri 19 mars 2024, në një nga format e dhëna më poshtë: 

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 19 mars 2024, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 05 mars 2024 deri 19 mars 2024, në adresën [email protected]. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  8. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. 

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura