Gjykata e Strasburgut rrëzoi shkarkimin nga detyra të Antoneta Sevdarit, KPA shqyrtoi çështjen! Ja kur pritet të jepet vendimi

Apr 23, 2024 | 13:10
SHPËRNDAJE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pak ditë më parë pranoi kërkesën e prokurores Antoneta Sevdari për rishikim të vendimit që e kishte shkarkuar atë nga detyra, pas verdiktit të Gjykatës së Strasburgut që e gjeti atë në shkelje të Koventës së të Drejtave të Njeriut.

antoneta sevdari

KPA shqyrtoi sot çështjen, ndërsa vendimi pritet të merret në datën 10 maj.

Kjo është hera e parë që një vendim shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me forme të prerë rimerret në shqyrtim.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme (11 mars) KPA vendosi të pranojë kërkesën e Antoneta Sevdarit për të rishikuar vendimin e dhënë nga vetë Kolegji, në datën 28 shkurt 2019, që e shkarkoi atë nga detyrë.

KPA ka vendosur që çështja e Antoneta Sevdarit do të gjykohet edhe njëherë në themel.

Vendimi i KPA u mor bazuar në kërkesën e Sevdarit për rishikim, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. GJEDNJ vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”. Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura