Gjok Noka “zgjidh qesen”: Lojtarët ta vendosin vetë shpërblimin

Feb 2, 2017 | 10:23
SHPËRNDAJE

Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, u shpreh për “Panorama Sport” se fitorja ndaj Flamurtarit nuk ishte rastësi, ndërsa premtoi shpërblim për lojtarët.

Beselidhja ne Vlore

“Kam superekip, edhe vetë jam korrekt që i paguaj. Kam ekip, kam iniciativë dhe çdo pengesë do ta kaloj. E prisja fitoren sot (dje) në Vlorë. Asgjë nuk ishte rastësi, ne eliminuam edhe Partizanin. Edhe pse u humb penalltia dhe Smajli bëri autogol, ne fituam. Në fund, çdo gjë është në rregull. Më duhet të them që në Vlorë luhet futboll. Unë shpresoj shumë te kualifikimi pas ndeshjes së kthimit. Edhe nëse na bie me Skënderbeun, edhe atë do ta mundim. E them sepse kam ekip, lojtarët i paguaj dhe luajnë futboll. Këta janë lojtarët dhe ky jam unë. Do ta shikoni deri në fund. Gjithçka, vetëm me djersë dhe pastërti.

Unë nuk merrem fare me arbitrat. I patë vetë. Patë ndonjë gjë tjetër? Jo. Patë vetëm futboll. Ndeshja në shtëpi do të luhet si në Vlorë. Do t’i mirëpresim vlonjatët në shtëpinë tonë. Do të luajmë futboll. Jo gola me arbitra, për të luajtur fals. Do të ketë shpërblim për futbollistët. Sa është shpërblimi do të pyesni ju? Unë them sa të duan lojtarët, ta vendosin ata”, tha Noka.

Kreu i klubit ndalet edhe te humbja e penalltisë dhe autogoli i Smajlit. “Ndodh humbja e penalltisë dhe autogol. Ndaj është futbolli, i ka të gjitha”, u shpreh Noka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura