Gjoba ndaj “Birra Tirana”/ Administratori: Letër Presidentit, Kryeministrit dhe kryeparlamentares! Të ngrihet një grup ekspertësh me Komisionin e Ligjeve dhe Financave që të shqyrtojë dokumentacionin

Mar 13, 2023 | 12:58
SHPËRNDAJE

Sot punonjësit e “Birra Tirana” kanë protestuar kundër një gjobë prej 3.6 mln euro që është vendosur ndaj kompanisë.

administratori i birres tirana

Sipas tyre, kjo gjobë është e padrejtë, ndërsa administratori i Birrës Adrian Kostaqi tha se janë të hapur që kjo padrejtësi të zgjidhet dhe të vendosen para çdo lloj Komisioni.

Ai gjithashtu tha se do t’i drejtohen me një letër Presidentit, kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit, me qëllim që sic sqaroi administratori “të krijohet një grup ekspertësh dhe në prezencës e Komisionit të Financave dhe Komisionit të Ligjeve le t’i shqyrtojnë kush është motivi që bëhet kjo përllogaritje e gabuar në mënyrë që ne të lirohemi nga kjo barrë e rëndë dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës”.

“Nëse e shihni edhe sot punonjësit janë mbledhur me të drejtë, jo për të protestuar për diçka që nuk është e vërtetë, por për të  filluar punë. Kemi marrë një gjobë në shumën 3.6 mln euro që është e frikshme. Si pasojë e kësaj gjobe jemi detyruar të ndërpresim prodhimin e birrës. Kjo gjobë ka shkaktuar  vështirësi me lëndën e parë dhe vazhdimin e prodhimit. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë, veçse të drejtën. Te ne nuk kam asgjë për të fshehur. Ne jemi shumë të hapur për çdo dokumentacion teknik dhe financiar, por kjo gjobë është e padrejtë sepse lidhet me një llogaritje mes lëndës djegëse dhe prodhimit të birrës.

Të gjithë punonjësit më njoftuan se do t’i dërgojnë një letër të gjitha institucioneve shtetërore, Presidentit, Kryeministrit, Ministrisë së Financave, Kryetares së  Kuvendit, Grupeve Parlamentare që të mblidhen dhe të krijojnë një grup ekspertësh dhe në prezencës e Komisionit të Financave dhe Komisionit të Ligjeve le t’i shqyrtojnë kush është motivi që bëhet kjo përllogaritje e gabuar në mënyrë që ne të lirohemi nga kjo barrë e rëndë dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës.

Ne po flasim për një shoqëri, që edhe gjatë  kohës së pandemisë nuk është marrë asnjë ndihmë nga shteti, por të gjithë punonjësit janë paguar.

Kur investitori ka marrë pjesë në shoqërinë e birrës ka paguar rrogat e prapambetura.

Prej 4 muajsh prodhimi është ndërprerë, por i kemi paguar dhe rrogat e nëntorit dhe po përgatitet të paguajmë dhe pjesën tjetër.

Ne mbajmë përgjegjësi ligjore në rast se ne kemi bërë shkelje. Por nëse është bërë me dashje dhe kanë abuzuar me të drejtat e tyre, atëherë edhe ata duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha ai për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura