Gjimnazistja gjermane “djeg” pushimet e saj për fëmijët në nevojë

Jul 24, 2017 | 15:53
SHPËRNDAJE

E çuditshme, por e vërtetë. E pabesueshme dhe e panjohur deri tashmë për realitetin shqiptar, por është një fakt.

As më pak dhe as më shumë, por vetëm kështu mund ta cilësosh atë ngjarje apo fenomen të çuditshëm që konstatova këtë verë, në qytetin bregdetar të jugut, Sarandë. Fjala është për 17-vjeçaren gjermane me origjinën e nënës së saj shqiptare Anja Rueffer, e cila këtë verë vendosi të lërë qytetin e saj të lindjes në Fulda të Gjermanisë dhe të mbërrijë për pushimet e verës në qytetin e nënës së saj në Sarandë.enjkdgkdvh

Por ndryshe nga sa i kishte menduar dhe ideuar pushimet, gjimnazistja gjermane sa do të mbërrinte në Shqipëri, situatat dhe rrethanat e paraqitura, bën që ajo të merrte vendimin më të çuditshëm që mund të mendohej për mentalitetin shqiptar.

FEMIJET NE NEVOJE

Ajo nuk do t’i kalonte pushimet me familjen e të ëmës së saj shqiptare, por do të ndërmerrte iniciativën për të kontribuar për fëmijët në nevojë në qytetin jugor. Refuzoi përkëdheljet e gjyshit të saj Zeqir Lalaj, i cili prej shumë e shumë kohësh kishte pritur me ankth mbërritjen e mbesës së tij adoleshente, që teksa të shijonin plazhin fantastik të Sarandës t’i jepte përkëdheljet e pafund mbesës së tij të shtrenjtë, rritur larg syve të tij, mes gjyshërve gjermanë.

Ajo, teksa kishte mbërritur në Sarandë, rrethanat e kishin çuar në kontakte me shumë fëmijë me probleme të theksuara shëndetësore duke filluar me zhvillim të vonuar mendor dhe deri tek më të vështirat. Më pas mori vendimin e saj që ditët e qëndrimit në qytetin e jugut të Shqipërisë, të niste një punë idealiste me shumë tension dhe vullnet të çuditshëm për të kontribuar mbi këta fëmijë.nbdfhgjkdsfg

Interesimit të saj i parapriu shoqata e krijuar për këta fëmijë në qytetin e Sarandës, e njohur me emrin “Lidia”, drejtuar nga i biri i mjekut të njohur të këtij qyteti, Ibrahim Bajrami. Kështu, 17- vjeçarja gjermane Anja, që ditët e para të pushimeve nuk iu drejtua plazhit dhe përgjërimit të gjyshit që të bënte pushimet që i takonin dhe t’i kalonin së bashku ditët për t’u çmallur, iu drejtua fondacionit “LIDIA”, prej ku do të mbërrinte çdo mëngjes për të ikur natën vonë në shtëpinë e gjyshërve. Ajo duhej të përballej më problematikat e shumta të fëmijëve në nevojë të qytetit të Sarandës.

NDIHMAT

Për të përballuar këto problematika, duhej zgjidhje. Duheshin ndihma. Ata duhej të shijonin paksa kënaqësi sociale të ardhura nga njerëz që mund të krijonin mundë- si. Kështu kompjuteri i saj filloi të klikojë shoqata dhe fondacione në tërë Gjermaninë. Njohuritë e saj mbi shtetin e origjinës së të atit, e ndihmonin t’i drejtohej lehtësisht zyrave të mbështetjes në atë vend. Pas dhjetë ditësh përpjekjesh të vullnetshme, Anja mori rezultatet e para. Një nga një e dalëngadalë, filluan të reagonin fondacionet gjermane. Përpjekjes dhe dashurisë së saj për fëmijët paraplegjikë, iu solidarizuan të paktën dhjetë fondacione nga shteti i lindjes së saj.

Të paktën katër fondacione iu përgjigjën menjëherë thirrjes së saj për ndihma për këtë kategori fëmijësh, ndërkohë që njëri prej tyre, nuk vonoi t’i dërgojë menjëherë. Ajo flet e ngazëllyer teksa pyetet se cilat janë këto fondacione nga Gjermania e largët, që falë sajë, po afrojnë ndihmën për fëmijët shqiptar. Kështu shqipton fondacionin “Kinderfreunde wien” me qendër në Austri; Fondacionin “Therapiezentrum Triamedis” me qendër në Fëlda ; Fondacionin “Misereor” me qendër në Frankfurt etj etj. Ndërkohë që mësojmë se vetëm 10 ditë pas ndërhyrjes së Anjës, 17-vjeçare tashmë kanë mbërritur ndihmat e para në Sarandë. Është pikërisht fondacioni “Kinderfreunde Wien” me qendër në Austri, i cili dërgoi për këta fëmijë të sëmurë të Sarandës, të gjitha resurset dhe aksesorët për një kamping bashkëkohor dhe shumë joshës.

KAMPINGU I BORSHIT

Anja e ngazëllyer flet se të paktën, justifikohet mosqëndrimi i saj me gjyshin e përmalluar në këto ditë të nxehta. Të paktën realizohet dërgimi i 15 fëmijëve në Kampingun e Borshit, realizuar me ndihmat e ardhura nga Austria. Ajo, teksa punon me orë të gjata në klikim të fondacioneve të huaja për misionin që ka marrë përsipër, mundet të gjejë kohë edhe të takojë fëmijët që u ka mundësuar pushimet në kampingun e Borshit.

Teksa e kënaqur, flet se pas këtyre “pushimeve’ të mundimshme por shumë kuptimplote të përfshirjes në një mision kaq human, se të paktën ka çfarë t’u tregojë shokëve dhe miqve në gjimnazin Winfriedschule, kur ta pyesin për pushimet në vendlindjen e nënës së saj. Por edhe shumë seriozisht deklaron se deri në ditën e fundit të qëndrimit në Sarandë, nuk do të pushojë as një ditë në përpjekje të aplikimit për interes të këtyre fëmijëve, që meritojnë shumë dashuri dhe vëmendje njerëzore.

NGA FATOS VELIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura