Gjiko dhe Elita Rudi presin të bëhen prindër, lidhja serioze e reperit që nisi gjatë një interviste televizive

Aug 6, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Pak javë më parë, reperi nga Kosova, Asdren Gjikolli, që njihet me emrin e muzikës Gjiko, i propozoi martesë të dashurës së tij, prezantueses së njohur dhe shumë simpatike, Elita Rudit. Disa ditë më vonë, mediat e Kosovës publikuan lajmin se Elita është shtatzënë dhe shumë shpejt çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas këtyre burimeve, prezantuesja ka pasur shqetësime për shkak të shtatzënisë, të cilat duket se e kanë penguar të realizojë të gjitha emisionet që kishte planifikuar të moderonte me personazhe të njohur.

 

gjiko-elitaa

Fansat e çiftit gjithashtu janë të bindur për këtë shtatzëni, madje edhe e kanë pyetur në komente për ecurinë e saj, ndërkohë që pritet nga dita në ditë, që Elita të japë një konfirmim nga e vërteta e këtij lajmi. Gjithsesi, miq të afërt të çiftit kanë deklaruar se Gjiko dhe Elita janë kokë e këmbë të dashuruar dhe nuk kanë çfarë presim më gjatë për të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/gjiko-dhe-elita-rudi-presin-te-behen-prinder-lidhja-serioze-e-reperit-qe-nisi-gjate-nje-interviste-televizive/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura