6 Gusht, 2018

Gjiko dhe Elita Rudi presin të bëhen prindër, lidhja serioze e reperit që nisi gjatë një interviste televizive


Pak javë më parë, reperi nga Kosova, Asdren Gjikolli, që njihet me emrin e muzikës Gjiko, i propozoi martesë të dashurës së tij, prezantueses së njohur dhe shumë simpatike, Elita Rudit. Disa ditë më vonë, mediat e Kosovës publikuan lajmin se Elita është shtatzënë dhe shumë shpejt çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas këtyre burimeve, prezantuesja ka pasur shqetësime për shkak të shtatzënisë, të cilat duket se e kanë penguar të realizojë të gjitha emisionet që kishte planifikuar të moderonte me personazhe të njohur.

Fansat e çiftit gjithashtu janë të bindur për këtë shtatzëni, madje edhe e kanë pyetur në komente për ecurinë e saj, ndërkohë që pritet nga dita në ditë, që Elita të japë një konfirmim nga e vërteta e këtij lajmi. Gjithsesi, miq të afërt të çiftit kanë deklaruar se Gjiko dhe Elita janë kokë e këmbë të dashuruar dhe nuk kanë çfarë presim më gjatë për të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Prej muajsh, ata kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë, një vendim që e morën pak kohë pasi u njohën gjatë një interviste, që Elita zhvillonte me reperin për emisionin e saj. Pas programit, ata shkëmbyen kontaktet dhe shumë shpejt do e shihnin veten në një lidhje serioze, që me shumë gjasa, do të finalizohet me dasmë së shpejti.

Mediat e Kosovës kanë kohë që flasin për një martesë të fshehtë, që po planifikon reperi i njohur nga Peja, Gjiko me prezantuesen nga Gjakova. Moderatorja kohët e fundit publikon vazhdimisht fotografi në rrjete sociale me fustane të bardhë ceremonialë, duke dhënë sinjalet e para se kjo është vetëm prapaskena e një dasme të afërt me Gjikon. Ajo nuk e fsheh që po jeton një histori të bukur dashurie me reperin 26-vjeçar Gjikon, që nga koha kur fotografët i kapën në aeroport për herë të parë ndërsa udhëtonin drejt Stambollit. Gjatë lidhjes, nuk kanë munguar gjestet romantike ndaj Elitës dhe këngëtarit, që në muzikë njihet si Flyboy. Ai e suprizon shpesh partneren e tij, siç ishte 24-vjetori përrallor, kur ai i dhuroi pushime romantike në Santorini. Dashuria e tyre është bërë më e fortë tashmë, ndërkohë mund t’i quajmë moshatarë, pasi Gjiko është vetëm një vit më i madh në moshë nga Elita. Jeta e tyre tashmë ka ndryshuar, pasi çdo gjë e planifikojnë çift. Në shumicën e rasteve është Elita ajo që i përshtatet axhendës koncertore të reperit, aq më tepër tani në verë kur dihet që këngëtarët e kanë sezon koncertesh.

DILEMA E GJIKOS MES DY PREZANTUESEVE; DILTE NETËVE ME BLERONA ZEQIRIN, POR ZGJODHI NË KRAH ELITA RUDIN

Të gjithë e kujtojnë fundjavën e dhjetorit para dy vitesh, kur djali i shkathët Gjiko kaloi një natë të shfrenuar në club me prezantuesen e “RTV21”, Blerona Zeqiri. Pasi kaluan mbrëmjen bashkë, Gjiko e filmoi Bleronën tek prekte organin gjenital dhe videon e ndau me ndjekësit në “Snapchat”. Në atë periudhë ai kishte pak kohë që shoqërohej dhe me Elita Rudin, moderatoren tjetër seksi nga Kosova. Kjo situatë e tij mes dy moderatoreve krijoi pak kunfuzion te fansat, pasi ende nuk ishin të qartë nëse ai shoqërohej me Bleronën, Elitën, apo ndoshta me të dyja…

Nuk vonoi shumë dhe fotografët e kapën reperin 25-vjeçar me Elitën, fillimisht në aeroport ndërsa udhëtonin drejt Stambollit dhe më pas në dyqanin më të madh të lodrave në Prishtinë për shopping, fakt që dëshmonte se ai kishte zgjedhur për të dashur prezantuesen e “Elite Zonë”, Elitën. Nga ana e saj, Elita sapo kishte mbyllur një histori dashurie shumë të përfolur me futbollistin nga Shkodra, Bekim Balaj, ndarje që, sipas mediave, erdhi për shkak të distancës. Por edhe pse fotot që qarkullonin në internet e vërtetonin lidhjen e çiftit Gjiko-Elita, i pyetur nga “Prive” rreth lidhjes, ai në fillimet e saj kërkoi të mos të trajtohej fare kjo temë.

Gjiko ka lindur në Pejë dhe lëvron kryesisht muzikë hip-hop si kantautor. Ai është emër i njohur tashmë për shkak të bashkëpunimeve të tij shumë të suksesshme që ka publikuar kohëve të fundit. Për faktin se gjatë adoleshencës ka ushtruar sportin e rrugës Parkour, ka marrë nofkën Flyboy. Muzika, që bën, është traditë në familjen e tij që prej vitit 1997. Pas disa këngëve, të cilat janë dëgjuar me interes nga audienca, Gjiko ka pasur dy duete me Dafina Zeqirin, atë me titull “IAM” dhe “MSD”, të cilat e vunë menjëherë në qendër të vëmendjes. Ndër këngët e tij të njohura veçojmë “Hajmali” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, “Mos ma përzi”; “Si me def”, “Bari Terla”, “Hajt Hajt”, “Papuqe Gucci”, etj..

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al