Gjiknuri raporton përpara deputetëve: Ja cilat rrugë kanë gjetur financimin, pritet që të…

Apr 18, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka dalë sot përpara deputetëve dhe ka raportuar punën e tij 6 mujore në krye të kësaj ministrie.

Gjate fjalës ministri Gjiknuri tha se është siguruar tanimë financimi i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë-Elbasan. “Banka ka konfirmuar që do të kryejë financimin shtesë. Pra behet fjale për 14 milion USD që kërkoheshin për ta mbyllur veprën”, tha ai.

gjiknuri

Ndërkaq, referuar Rrugës së Arbrit ministri tha se kompania Gjoka konstruksion ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do miratohet nga këshillat teknikë. Ndërkaq kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat. Sapo të miratohet plani i zbatimit nis ndërtimi në terren.

Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shume shpejt do të nise puna ne terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura