Gjesti i Edi Ramës acaroi tonet gjatë votimit të Lindita Nikollës! Çfarë nuk u dëgjua në TV! Lulzim Basha përplaset me Luljeta Bozon: Pusho ti…

Sep 11, 2021 | 13:08
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike zgjodhi të mos votonte për kryetaren e re të Kuvendit, ndërsa deputetët u bënë pjesë e procesit, por grisën fletët e votimit. Teksa i erdhi radha për të votuar, Kryeministri Rama u ul dhe i mblodhi fletët e hedhura në tokë, i futi në qese dhe i mori në tavolinën ku ishte ulur.

edirama12312okok

Ky veprim i kreut të PS-së u përshëndet me duartrokitje nga deputetët socialistë, por nuk u prit mirë nga demokratët.

Ervin Salianji i kërkoi Ramës të mos prekte materialet e votimit, ndërsa u shpreh se ai ishte mësuar të fuste duart në zgjedhje.

Reagimet e deputetëve nuk u pritën mirë nga drejtuesja e seancës, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, e cila u kërkoi të mbanin qetësi.

Menjëherë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i kërkoi të pushojë dhe të ndërpresë procesin e votimit.

Anëtari i Komisionit të Votimit për kreun e ri të Kuvendit, Belind Këlliçi, deklaroi se: “Komisioni ka rregulla këtu! Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”.

Më pas, Kryeministri Rama i dërgoi fletët e votimit të opozitës në tavolinën e Komisionit, por menjëherë radhën për të votuar e kishte kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rrushaj, i cili i mori ato dhe i hodhi përsëri në tokë.

DEBATI I PLOTË
(Edi Rama ulët në tokë dhe fillon të mbledhë fletët e votimti të grisura nga depuetet e opozitës)

Ervin Salianji: Mos u ul fare se ashtu siç je, je gati për në inceneratorë. Mos i prek materialet e votimit. Ti je mësuar të futësh duart në zgjedhje, por mos i prek ato!

Luljeta Bozdo: Ju lutem, qetësi të nderuar deputetë!

Lulzim Basha: Pusho ti! Ndërprit procesin e votimit!

(Edi Rama nxjerr qesen dhe fut brenda fletet e grisura)

Luljeta Bozdo: Mua mos më thuaj pusho! Ju lutem, mbani qetësi!

Lulzim Basha: Ndërprit procesin e votimit. Nuk mund të bëni siç doni këtu!

Belind Këlliçi: A të vazhdojmë ne me të tjerët në radhë?

Fadil Nasufi: Me radhë! Të mbarojë zotëria.

Belind Këlliçi: Po kjo është pa kuptim, por shtyhet procesi!

Fadil Nasufi: Po kur ka ndotje të territorit! Votimi do bëhet patjetër. Ju lutëm do të kryhet radha e votimit! Votimi do bëhet sipas rregullores së Kuvendit.

Belind Këlliçi: Zoti kryetar, Komisioni ka rregulla këtu! Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush, kjo nuk është normale. Për këtë votim duhet procedurë normale!
(Edi Rama merr qesen me flete te grisura me vete edhe gjate votimit)

Fadil Nasufi: Vazhdoni të mbani shënim! Të vazhdojë votimi me listën e deputetëve! Procedura është në rregull.

Belind Këlliçi: Jo! Procedura nuk është normale! Si do ta bëjmë vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe procesin e votimit?

Fadil Nasufi: Në fund, kur t’i mbledhim sipas rregullores, të vlefshme e të pavlefshme!

Belind Këlliçi: Si do t’i mbledhësh!

(Pas debatit Edi Rama kthehet serish dhe i jep deputetit te PD-se qesen me fletet e grisura)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura