Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur në Shkumbin, policia kërkon ndihmë për emrin

May 3, 2016 | 18:51
SHPËRNDAJE

Policia ka gjetur sot pasdite trupin e peshkatarit që u mbyt në lumin Shkumbin.

Sipas burimeve zyrtare, personi që është mbi 60 vjeç, thinjosh, i bardhë 1.75 cm i gjatë, trup mesatar, mbante të veshur një xhup sintetik të zi, një pulovër të zezë, pantallona të zeza prej teritali, çizme ngjyrë ushtarake.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit. Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin e tij sa më shpejtë.

“Çdo qytetar që e njeh të na kontaktojë në numrin e tel 0694115061”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura