Gjelina nga Mirdita që u bë Miriam; botoxi i penduar

Apr 14, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE


Jo në të gjitha rastet femrat apo së fundi edhe meshkujt, janë të marrosur pas botox-it. Rasti i mëposhtëm na tregon të kundërtën, edhe pse është kujtuar pak vonë. Gjelina, siç i pëlqen sërish t’i flasin, nuk do donte të kishte bërë kaq shumë ndërhyrje. 10 vite më parë, ajo ishte Gjelina nga Mirdita, vajza që shihej shtrembër nga gjithë komuniteti ku jetonte, vetëm pse mosha (32), po i kalonte ndërsa martesa as që dukej të afronte. Ky ishte argumenti që kishte për t’u larguar në Itali ku, joshja ndaj botës së re, do ta bënte që t’i luante edhe ca gurë gabim. E para gjë që bëri ishin buzët. Mungesat financiare bënë që të mos zgjidhte variantin më të mirë, por të provonte vetë, me mundësitë e saj. Fundja, tashmë i ishte futur botës së estetikës, kështu që një farë sigurie e kishte fituar, por ja që gjërat nuk shkuan siç i mendoi. Buza mori rrugë krejt tjetër nga qëllimet e Gjelinës, që tashmë e kishte bërë emrin Miriam. Njëra ndërhyrje solli tjetrën deri sa, me t’u shfaqur njeriu i zemrës, Miriami nuk po ndjente më nevojën për të rënë në sy. Ai e donte ashtu siç ishte, kështu që nuk kishte pse stërmundohej. “Fitova besimin në vete. Deri atëherë, nuk dija ç’bëja, mendoja se botoxi do më ndryshonte jetën por në fakt e bëri dashuria”. Sot, sporti është aktiviteti i saj i preferuar. U është larguar ndërhyrjeve, duke ruajtur, sigurisht, një pamje të pëlqyeshme për veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura