“Gjaku i ri i kombit më të vjetër”- Djali i Gold Ag merr nënshtetësinë shqiptare!

Jan 27, 2021 | 14:25
SHPËRNDAJE

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë vitin e kaluar.

gold ag (6)

Gueril erdhi në jetë në një ditë të rëndësishme, në atë të pavarësisë së vendit, më 28 nëntor, prandaj reperi  zgjodhi emrin Gueril për të.

gold ag (2)

Ndonëse ende nuk na e ka treguar portretin e të birit, Gold Ag ka zbuluar sot se ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

gold ag (2)

Ai publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej dora e guerilit me pasaportën në dorë, krah së cilës shkroi:

Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”.

gold ag (5)

Pasi zbuloi emrin e djalit, artisti bëri edhe një shpjegim pasi mori shumë mesazhe nga ndjekësit, të cilit nuk e dinin ç’lidhje kishte ai me Ditën e Pavarësisë.

gold ag (3)

Kështu, Arian Agushi (emri i vërtetë i tij) tregoi se Gueril është një luftëtar që e sulmon armikun në befasi me grupe të vogla.

gold ag (4)

Që nga ardhja në jetë e djalit, ai ka publikuar herë pas here edhe foto me të në rrjete sociale, por pa ia zbuluar ende identitetin.

gold ag ermira shkodra (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura