Genti Rushi, koncert xhaz në Teatrin e Metropolit

Jan 26, 2016 | 14:07
SHPËRNDAJE

Një koncert xhaz hap kalendarin artistik në Teatrin e Metropolit. Për herë të parë, në datën 28 janar, në sallën “Shekspir”, do të luhen tinguj të muzikës xhaz. Koncerti do të përfshijë një program me muzikë standarde xhaz dhe pjesë të riaranxhuara shqiptare.

Genti Rushi, në një nga performancat e tij
Genti Rushi, në një nga performancat e tij

Pjesë kryesore e koncertit do të jetë kuarteti i xhazit, me të cilin Gent Rushi performon prej shumë vitesh. “Ky koncert është në radhën e projekteve të mia, në bashkëpunim me artistë, miq të mitë. Vetëm se këtë radhë ne vendosëm që të bënim diçka më të madhe për ne, sikurse dhe të krijonim hapësira dhe për muzikantë më të rinj”, tregon lideri i grupit, muzikanti Gent Rushi. Sipas tij, gjysma e stafit të grupit janë artistë të rinj dhe pjesa tjetër me eksperienca të ndryshme.

“Ideja e këtij projekti është e thjeshtë. Të prezantojmë muzikë të mirë, pa pretendimin për të parë majtas apo djathtas, apo çfarë do të vijë më vonë. Ky është një koncert, i cili nuk dua të ngelet këtu. Pas tij, synoj koncerte të tjera dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme, festivale, regjistrime etj.”, thotë artisti.

Grupi ka përbërje saks, piano, bas, trompë dhe trombone. Gjithashtu do të këndohet live nga Kamela Islamaj. Koncerti do të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta.

Grupi përbëhet nga: 

Gent Rushi, piano

Emiljan Dhimo, drums

Dritan Hekurani, bas

Kamela Islamaj, vokal

Ermal Rodi, saks

Flavio Sefa, saks

Eno Gjoka, saks

Taulant Hatija, trombë

Raikard Bardhi, trombë

Ilir Vorbsi, trombone

Pëllumb Delija, trombone

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura