Genc Prelvukaj: Do t’a paguajmë taksën e rrugës, por paratë dërgojini për rindërtim të shtëpive të shkatërruara

Nov 27, 2019 | 17:43
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka një thirrje për qeverinë shqiptare përsa i përket taksës së Rrugës së Kombit që kosovarët kanë paguar edhe pse kanë hyrë në Shqipëri për të sjellë ndihma.

Ka patur shumë diskutime mbi taksën e “Rrugës së Kombit” këto dy ditë. Kosova po e mbështet Shqipërinë me ndihma dhe janë të shumtë ata që mendojnë se është e padrejtë që të paguhet kjo taksë.

Genci, përmes një statusi në rrjetet sociale ka një ide për këtë problem.

“Taksen e Rruges se Kombit, qe e paguajne qytetaret e Republikes se Shqiperise dhe Shqiptaret e Kosoves, nese nuk e largoni teresisht, atehere te pakten kalojeni ne nje fond per rindertimin e shtepive te shkaterruara. Jo vetem nje dite e nje jave por deri ne rindertimin e plote. Jo nje pjese nga pagesa por teresisht. Ne mundemi me ndonje grope ne rruge, mundemi edhe neper tunel pa drita, mundemi edhe me nje korsi, sepse kemi udhetuar me qindra here edhe nga rruga e vjeter permes bjeshkeve nga Fushe Arrezi dhe sna ka gjetur gje, por njerezit nuk munden pa kulm mbi koke.

Njerezit nuk munden nen rrenoja.

Plus dimri eshte ne prag”, shkuan këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura