Kush është i dhunshëm, populli apo shteti?

Apr 5, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

 

genc-burimi-2

NGA GENC BURIMI

Duhen ripare manualet Mustafa

Mustafa Nano iu kundervu ne nje shkrim te fundit etheve te dhunes qe i duken se kane perfshire jo vetem kuksianet por edhe disa analiste anti-ramiste. Ai e mbylli shkrimin ne menyre profetike «Me dhune nuk vihet ne pushtet… ! Eshte e para gje qe mesohet ne manualet e politikes».

Po sikur mos te jete vertete keshtu ? Rasti francez, ose kapuçet e kuq te Bretanjes

Do perpiqem ne kete shkrim te «atakoj» disa «idées reçus» duke u bazuar jo ne manualet boterore por ne pratikat boterore. Per kete nuk eshte e nevojshme te shkosh aq mbrapa ne kohe, deri tek «marrja» Bastijes. Kjo “paralele idiote” mes revolucionit francez dhe kuksianeve vandalë duket se ia ka lenduar sensibilitetin pacifist drejtuesit te ish-emisionit “Déjà vu”. E megjithate, ndodhemi me revolten e Kukesit, perballe nje “Déjà vu” dhe “bis repetita”. E pikerisht nga Franca . E pikerisht nga provinca me “kokeforte” franceze , Bretanja. E pikerisht per te njejtat motive, revolte kundra vendosjes se pageses ne nje autostrade. E pikerisht me te njejtat forma demonstrimi , shkaterrimin dhe djegien e pajisjeve qindra mijera euroshe te vendosura nga koncesionari mbi autostrade. Kjo nuk ndodhi  me 1789 ne Bastijen e Parisit, por ne 2013 ne skaijn veri-perendimor te Frances pak pas ardhjes ne pushtret te Holandit i cili e “shastisi” popullin francez me taksa si askush qeveri tjeter me pare. Ai qe premtoi nje epoke te re pas Sarkozise, korri me rritjen fenomenale te taksave, zhgenjim, dhune si ne Bretanje, renie te pandalshme ne sondazhe, deri sa u detyrua te largohej vete nga politika ne mbarim te mandatit, gje qe s’i kishte ndodhur kurre me pare asnje presidenti tjeter francez te koheve moderne. Ishte ne Bretanje me nje takse autostrade qe Holande morri “grushtin” e pare nga i cili s’e morri kurre me veten. Bretanja ka nje veçori. Aty autostradat jane te gjitha pa pagese si nje kompromis i hershem per ta joshur kete krahine tradicionalisht rebele ne histori. Por kesaj veçorie, qeveria franceze vendosi t’i jepte fund, duke vene nje pagese, te pakten per kamionet, me argumentin se ata ndotin ajrin. Biles pageses se re iu vu dhe emri eko-taksa (taksa ekollogjike). Konçesioni iu dha nje kompanie italiane (nje akt qe ishte vendosur gjate mandatit te Sarkozise, dhe qe Holande nuk donte ta anullonte). Banoret e Bretanjes ishin unanimisht kundra. Kur koncesionari perfundoi vendosjen e portave gjigande elektronike mbi autostrade, me mijera banore vershuan mbi to per t’i çmontuar dhe shkaterruar. Te disiplinuar ne organizim, bretonët u mblodhen si grusht bashkuar secili me nga nje kapuç te kuq dallues ne koke, egzakt siç e kishin bere 350 vjet me pare, te paret e tyre, qe u revultuan kundra taksave te Luigjit te 14, me 1675. Revolta e popullit breton e asaj kohe te hershme hyri ne histori me emrin “les Bonnets rouges “, kapuçet e kuq. Dhe ishin po te njejtet kapuçe te kuq qe iu versulen te organizuar por te dhunshem forcave te shumta te policise  me 2 nentor 2013 per te spastruar me vandalizma autostraden nga portat e pageses. Me kujtohet se shtypi francez, nuk u skandalizua nga dhuna, por “u mahnit” nga fuqia magjike qe i jep nje populli ndjenja e padrejtesise qe lind nga rritja e taksave. Gazetat mbusheshin me shkrime krahasuese midis kapuçeve te kuq te koheve moderne dhe atyre qe u ngriten kundra taksave te regjimit te vjeter monarkist. Po qeveria franceze ç’beri? Hyri ne polemika me “vandalët”? Aspak. Beri thjesht nje kthese 180 grade. E anulloi vendosjen e pageses ne autostradat e Bretanjes, dhe demshperbleu koncesionarin italian per demet dhe anullimin e  kontrates, 1.3 miliard euro shpenzim kot nga parate publike. Por ishte ky çmimi i “paqes sociale”. Nuk mund t’u tregosh per nje kohe te gjate dhembet dhe forcen e forcave te rendit njerezve  te paarmotusr qe protestojne kundra taksave dhe jetes se shtrenjte. Qeveria franceze njihet per terheqje te tilla perballe nje mobilizimi masiv, siç i ndodhi dhe presidentit Makron te terhiqej para disa javesh nga ndertimi i nje aeroporti ku terreni ishte bllokuar per muaj te tere nga militante te gjelbert dhe ku pati dhe nje te vdekur nga perleshjet me forcat e rendit. Presidenti i ri francez mund te zbatonte ligjin, por historia do te perfundonte dhe me me shume viktima, ndaj preferoi urtesisht t’i pagunte demshperblim koncesionarit dhe te anulonte projekin e atij aeroporti shume te perfolur.

Rasti i Greqise ose si dhuna rrezoi qeverite

Keshilltari strategjik i politikes fiskale te presidentit amerikan Ronald Reagan, Artur Laffer , u be i njohur me shprehjen e tij monumentale “teper taksa vrasin taksat”. Ai vizatoi te famshmen “kurbe e Laferit” qe tregon se taksat arrijne ne “stratosfere”, rendimenti i tyre fillon dhe bie dhe mund te shkoje deri ne zero se askush s’do t’i paguaje me. Vjen nje moment qe jo vetem njerezit nuk kane me interes te punojne me shume nese sistemi fiskal behet konfiskues, por ata edhe mund te revoltohen dhunshem me idene se nuk kane se çfare humbasin. Kjo i ndodhi pikerisht Greqise. Eshte nje shembull real kuptimplote qe mund t’i sherbeje shpresoj Mustafa Nanos te mos e humbase kohen me manualet e shkencave politike. Po, eshte e vertete. “Dhuna” mund ta rrezoje nje qeveri nga pushteti qofte ky demokratikisht i zgjedhur. Kete e provoi ne lekure fqinji yne i afert. E majta e Pasok-ut i fitoi “rehat” zgjedhjet me 2009 me 44% te votave, dhe Papandreu u caktua kryeminister. Por per shkak te rritjes se pandalshme e te paperballueshme te taksave te diktuara nga FMN-ja ai nuk do ta mbaronte mandatin. i dobesuar politikisht nga muaj te tere protestash ne rruge te grekeve ai dha doreheqje me 2011. Pasok-u vazhdoi dhe disa muaj te drejtonte ne koalicion me te djathten. Por dhe kryeministri i ri, Papademos nuk i rezistoi vales se protestes dhe dhunes qe perfshiu vendin e veçanerisht Athinen kundra rritjes revoltuese te taksave. Ne shkurt 2012, nje turme prej 100 mije vetsh desh i vuri flaken Athines, ku u dogjen mbi 50 ndertesa. Turma shkaterroi ç’gjeti perpara ne akset kryesore te kryeqytetit grek. Pak muaj me vone, ne 6 maj 2012 Greqia hynte ne zgjedhje te parakoheshme dhe mori fund ne menyre te parakohshme fitorja e PASOK-ut me 2009. Ndaj, rishiko manualet , i dashur Mustafa.

Ukraina, Sllovakia, Islanda…

Pertej taksave, pertej Greqise, revolta popullore deri ne dhune urbane ka bere qeverite te zbrapsen dhe ne vende te tjera. Rasti me emblematik eshte ai i Ukraines , ku barrikadat ne sheshin Mejdan rrezuan pushtetin e presidentit Janukoviç te cilit “rruga” nuk ia falte qe nuk firmosi nje marrëveshje asocim stabilizimi me BE-ne. Rruga po ashtu beri te bjere ne fillim te marsit kryeministrin e njohur te Sllovakise Robert Fiko qe ka ushtruar shpesh pushtet ne te njejtat funksione. Ai u zgjodh me 2016 per nje mandat te ri kater vjeçar por qe e nderpreu para kohe pas nje mega skandali te lidhjeve te disa ministrve te tij me mafian kalabreze. Gazetari qe po hetonte mbi ate dosje Ján Kuciak dhe e shoqja e tij Martina Kušnírová u vrane me plumba ne banese. Me dhjetra mijera vete vershuan ne protesta ne rruget e Bratislaves dhe mbare Slovakise ne skena te papara qe nga renia e murit te Berlinit. Robert Fico u rrezua me protesta.

Po ne Islande ? Já dhe ky vend paqesor e ultra demokratik arriti te rrezoje me manifestime protestash gjigande (25 mije protestues per nje popull prej 330 mije banoresh) qeverine e Sigmundur David Gunnlaugsson ne prill 2015 dhe te provokoje zgjedhje te parakohshme dy vjet pas atyre te 2013. Shkaku i zemerimit te popullit islandez qe zbulimi i nje kompanie dhe llogarish sekrete qe kyeministri i tyre kishte hapur ne nje parajse fiskale.

Kush eshte i dhunshem, populli apo shteti?

Jam dakord me Mustafa Nanon, me dhune nuk vihet ne pushtet. Por me zgjedhje te parakohshme po! Dhe ne te shumten e rasteve , dekori i zgjedhjeve te parakohshme jane protestat masive ne rruge qe nuk mund ta meritojne termin dhune. Manifestuesit nuk vrasin police, por shpesh bien vete viktima te dhunes se verber policore kur ajo qellon mbi njerez te paarmatosur siç ndodhi ne 21 Janar 2011 ne Tirane. Po t’i lexojë manualet politike me kersherine qe e karakterizon, Mustafa Nano do te bjere pashmangshmerisht tek ai i te mirenjohurit Max Ëeber, “I dituri dhe politka”, ku filozoi gjerman i fillimit te shekullit te kaluar, shpaloste konceptin e monopolit te dhunes legjitime, te cilin vetem nje force e zoteron, Shteti, qeveria.

A jane te dhunshem kuksianet e paarmatosur qe thyen ca objekte, apo eshte  e dhunshme qeveria qe me monopolin legjitim te dhunes abuzon duke thyer me shkopinj brinje njerezish, dhe me taksa te pajustifikueshme jete njerezish? Edi Rama eshte ne keto momente perballe nje kontradikte therrese. Kur populli ngrihej me thirrjen e “kryeRilindasit” kundra pushteti te Berishes dhe sbirave te tij, ai ishte nje popull trim, i etur per liri demokraci e drejtesi, pak a shume si ne ate shprehjen e Eva Peronit, figura populiste e Argjentines kur deklaronte se “dhuna ne duart e popullit nuk eshte dhune, por eshte drejtesi”.  Por sot, kur i njejti popull revoltohet kundra pushtetit te Edi Rames, keta njerez s’jane tanime veçse nje turme shtazësh dhe vandalesh.

Milan Kundera e analizonte mire kete psikologji kur thoshte se tek politikani, gjithçka eshte o e bardhe o e zeze. Nuk gjen ne te as hapesiren me te vogel, per nuancen, per kontradiktat dhe paradokset qe rrethojne gjerat dhe njerezit. Kuksianet jane si gjithe te tjeret, “homos ekonomikus” qe aspirojne per jete me te mire ekonomike. Dhe nese pushteti aktual nuk eshte ne gjendje t’u jape atyre diçka me teper, megjithe premtimet e bujshme me 2013 dhe kater vjet me vone, te pakten mos t’ua marre dhe ate pak “acquis” qe kane, rrugen e shpejte, e cila u jep nje fije shprese per te kerkuar mbijetesen gjetiu. Eshte kjo nuanca qe Edi Rama nuk do qe te shohe, ose nuk mund ta shohe, gjithnje e me i shkeputur siç eshte nga realiteti i trishte i bashkekombasve te tij. Ndaj Mustafa Nano nuk zgjedh kampin e duhur kesaj rradhe. Nuk zgjedh kampin e Migjenit, por kampin e legenit. “Po une e urrej Sali Berishen” shprehej me mllef e çiltersi Mustafai par dy vjetesh. T’i mirekuptoje tani edhe ata qe ndajne te njejten ndjenje per Saliun e ri…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura