Gazetarja rrëfen momentet tek qendra tregtare, ku u vendos tritoli në makinën e biznesmenit

Feb 9, 2016 | 16:06
SHPËRNDAJE
Statusi i gazetares Ola Bruko
Statusi i gazetares Ola Bruko

Ka qenë i frikshëm momenti kur qytetarët kanë përjetuar frikën dhe ankthin se një pako eksplozivi e vendosur poshtë një makine në parkimin e qendrës tregtare Kristal tek Komuna e Parisit, mund të shpërthente.

Dëshmitare e kësaj ngjarjeje ka qenë edhe gazetarja e News 24, Ola Bruko, e cila është ndaluar të hyjë në garazh për të marrë makinën sepse aty kishte alarm për bombë.

Ja se si e përshkruan këtë moment gazetarja në një status në rrjetet sociale:

E frikshme! Isha me vajzën time tek qendra Kristal! Do shkoja si çdo ditë tek dyqani ku siguroj veshjet për edicionet informative kur më ndaluan të hyj në parkim! Nuk lejohet sot sepse sapo jemi njoftuar për ekzistencën e një bombe aty- më tha një djalë që qëndronte në hyrje të parkimit!

Nuk e besova në fillim dhe vështrova përqark…nuk po shihja njerëz jashtë dhe mendova se ishte ndonjë shaka. Këmbëngula të hyja por ai djali nuk më la vërtet! Në atë moment shikoj mbërritjen e policisë dhe njerëzit që po dilnin jashtë qendrës tregtare! Njoftova redaksinë time të lajmeve dhe u largova! Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal. Tmerr!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura