Gazetari publikon faktet: Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dalë totalisht jashtë kontrollit, mbi 26 milionë euro vetëm në pak muaj për stallë derrash apo pista garash

Sep 15, 2022 | 12:04
SHPËRNDAJE

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën ekonomike dhe financiare të shtetit shqiptar, teksa ngre alarmin për atë që po bën Fondi Shqiptar i Zhvillimit me tenderat vetëm në muajt e fundit. Në një kohë që qeveria bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, ndërsa paketat e ndihmës nga shteti nuk janë të mjaftueshme për shtresat në nevojë dhe për biznesin apo studentët nuk ka asnjë qindarkë, totali i tenderave të FSHZH në muajt e fundit është 26.3 milione euro sipas gazetarit.

fshzh tendera agolli

“Fondi i Zhvillimit ka dale totalisht jashte kontrollit dhe disiplines financiare. Sec kane ngritur nje Bord aty qe miratoka tendera dhe investime dhe i cojne faturen buxhetin. Por pertej kesaj, shumica derrmuese e ketyre tenderave qe miratojne, po prokurohen me procedure te kufizuar.

Pra keta vendosin se cilat kompani do te therrasin ne gare, cilat do te kualifikojne dhe ne fund zgjedhin fituesin.

Keshtu qe shtrengojeni mire rripin. Vec prizes se karikuesit mundohuni te kurseni dhe ndonje vakt se jemi ne situate te jashtezakonshme, sic na thote qeveria”, shkruan Tomorri.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit

Fondi “rrush e kumbulla”
Ka te drejte qeveria kur u kerkon njerezve qe te shtrengojne rripin. Nuk ka para per qytetaret sepse parate na duhen per t’i bere rrush e kumbulla tek Fondi i Zhvillimit. Shikoni tenderat e Fondit te Zhvillimit vetem muajin e fundit.
1-Ndertim parku multifunksional ne Tirane- 5 milione euro.
2-Stalle derrash me dru tek Kryeministria- 3.7 milione euro
3-Piste garash ne Elbasan per Gonxhen – 6.5 milione euro
4-Infrastruktura per pisten e Gonxhes- 4.7 milione euro
5-Ndertim lodrash per kalamajte (1) – 3.2 milione euro
6-Ndertim lodrash per kalamajte (2) – 3.2 milione euro
Totali 26.3 milione euro.

Fondi i Zhvillimit ka dale totalisht jashte kontrollit dhe disiplines financiare. Sec kane ngritur nje Bord aty qe miratoka tendera dhe investime dhe i cojne faturen buxhetin. Por pertej kesaj, shumica derrmuese e ketyre tenderave qe miratojne, po prokurohen me procedure te kufizuar.

Pra keta vendosin se cilat kompani do te therrasin ne gare, cilat do te kualifikojne dhe ne fund zgjedhin fituesin.

Keshtu qe shtrengojeni mire rripin. Vec prizes se karikuesit mundohuni te kurseni dhe ndonje vakt se jemi ne situate te jashtezakonshme, sic na thote qeveria.

Se vertete do hame nje vakt me pak, por do shohim garat me makina tek pista e Elbasanit.

Vertete do lahemi me rralle ne dush, por do kenaqim syte me instalacionin e derrasave tek Kryeministria.

Vertete kalamajte po i perzeme me gomone, por aman po u ndertojme lodra plot.
Tani edhe ndonje para te vogel do e ndajme neper tendera. Por fundja keto jane demet kolaterale te progresit. Zhvillimi e ka gjithmone nje cmim.

KLODI POST

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura