Gatuzo, presion klubit: Mos gaboni merkaton dhe ju jap Champions-in

May 23, 2018 | 11:09
SHPËRNDAJE

Xhenaro Gatuzo u rikthye për një natë futbollist në shtëpinë e tij, në “San Siro”, me shokët e një jete të tërë në lamtumirën e “maestros” Andrea Pirlo. Dhe ndoshta i shtyrë nga nostalgjia e ritakimit me shumë prej kampionëve të mëdhenj dhe miqve të tij të ngushtë, si Shevçenko, Serzhinjo, Kafu, Sedorf, Albertini e shumë të tjerë, bashkudhëtarë të një epoke fituese, trajneri i Milanit paralajmëron drejtuesit e klubit për sezonin e ardhshëm.

Gatuzo
Gatuzo e ka recetën për të rikthyer kuqezinjtë në Champions, por për ta bërë këtë kërkon që edhe drejtorët Fasone e Mirabeli të jenë më nuhatës, pasi me sa duket, “Rino” nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga fushata e kaluar e merkatos. “Milani e ka detyrim që të rikthehet në Champions dhe pa dyshim që ky është objektivi dhe premtimi im për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, nëse unë jam shumë serioz në punën time, për ta bërë sa më mirë ata, kam nevojë për ndihmën dhe seriozitetin e drejtuesve të mi.
gatuzo11-470x313
Gjëja e parë dhe më kryesorja është përforcimi i merkatos. Unë do të bisedoj me shefat e mi dhe pres mirëkuptim, për të punuar në të njëjtën linjë dhe për të mos gabuar më asgjë, duke nisur pikërisht nga merkato. Kampionati vërtet ka përfunduar, por unë nuk kam kohë për pushim dhe që tani kam nisur të mendoj mbi gjërat që dua të bëj sezonin e ardhshëm. Receta është e thjeshtë: të ofrojmë futboll cilësor, të forcojmë grupin dhe shkojmë qetësisht në Champions”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura