Gara mes dy miliarderëve më të pasur në botë/ Pasi i mori fronin, Elon Musk tallet me Jeff Bezos, i jep medaljen e …

Oct 12, 2021 | 14:38
SHPËRNDAJE

Elon Musk është personi më i pasur në botë me një pasuri me vlerë 222 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

elon musk jeff bezos2

Pas tij është renditur, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos me një pasuri neto prej 191.6 miliardë dollarë.

Ky i fundit bërë një postim në Tëitter ku shkroi: “Dëgjoni dhe jini të hapur, por mos lejoni që dikush t’ju thotë kush jeni. Kjo ishte vetëm një nga historitë e shumta që na tregonin të gjitha mënyrat se si do të dështonim. Sot, Amazon është një nga kompanitë më të suksesshme në botë dhe ka revolucionarizuar dy industri krejtësisht të ndryshme”.

Statusi i Jeff Bezos është bërë share në Twitter nga rivali i tij Elon Musk, i cili i zuri fronin si njeriu më i pasur në botë.

Elos Musk krahas postimin vendosi simbolin e medaljes së vendit të dytë, duke ironizuar në këtë mënyrë Bezos.

elon musk jeff bezos1

Falë aksioneve në Tesla dhe në SpaceX, ku është shef ekzekutiv, Elon Musk ka grumbulluar pasuri marramendëse.

Nga viti i kaluar deri tani, Musk ka fituar një shumë prej 52 miliardë dollarësh. Aksionet e Tesla (TSLA) gjithashtu po rriten pas një viti të vështirë pandemik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura