Gallup: Shqipëria dhe Kosova me optimistet në Ballkan për anëtarësimin në BE

Jul 12, 2017 | 12:12
SHPËRNDAJE

Përpara Samitit të përvitshëm të Ballkanit Perëndimor midis udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët aspirojnë që t’i bashkohen bllokut, sondazhet e Gallup gjetën se shtetasit e të gjashtë vendeve mendojnë se me anëtarësimin në BE, vendet e rajonit do të përfitojnë më shumë.

Në samit, zyrtarët e BE-së dhe udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkani Perëndimor pritet të dalin me propozimin e një tregu të përbashkët rajonal, që do t’i përgatiste këto vende për tregun e përbashkët europian.sondazh1-300x130

Në të paktën 4 nga 5 persona mendojnë se me anëtarësimin e në BE do të përfitojnë shtetet e tyre apo rajoni, këndvështrimi në Shqipëri dhe Kosovë duket të jetë më pozitive deri më tani. Si dy nga zonat më të varfra të rajonit, me normë të lartë papunësie, banorët e lidhin anëtarësimin me përmirësimin e standardeve të tyre të jetesës  dhe stimulimin e rritjes së vendeve të punësimit.

Nga të gjashtë, vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet shtete kandidate në fazën e pranimit. Njerëzit në Serbi, gjithsesi, janë më të ndarët për sa i përket anëtarësisë në BE. Një pjesë e skepticizmit është i nxitur prej pakënaqësive historike lidhur me bombardimet e NATO-s në 1999 për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës. Pritshmëria dominuese e vendeve anëtare të BE-së  është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës  përpara se të bëhet pjesë e bllokut.

Serbët më skeptikët për anëtarësimin në BE

Popullsia e Serbisë edhe në vendet e tjera të Ballkanit duket njësoj e ndarë. Dallimet demografike si në gjini, moshë dhe nivel arsimor bëjnë ndryshim për sa i përket këndvështrimit të njerëzve mbi anëtarësimin në BE.    Kombësia krijon vija ndarëse në mbështetjen e BE-së. Malazezët dhe boshnjakët janë dyfish më pozitivë ndaj anëtarësimit të vendeve të tyre në BE, krahasuar me serbët që jetojnë në këto vende.

Kombinim i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndikuar në skepticizmin e serbëve.

Ndërsa partitë qeverisëse në Serbi janë angazhuar në rrugën e pranimit në BE, politikanët nacionalistë anembanë rajonit kanë miratuar platforma që nxisin armiqësinë perëndimore. E interesuar  në ndalimin e përhapjes së ndikimit perëndimor në rajon, Rusia shihet nga disa si nxitëse e një sjelljeje të tillë.

Serbët kanë më shumë gjasa se çdo shtetësi tjetër në Ballkan për të shprehur miratimin e udhëheqjes ruse. Pesëdhjetë e katër për qind e serbëve kanë miratuar udhëheqjen e Rusisë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa vetëm 28% kanë miratuar udhëheqjen e BE. Ndër ata që miratojnë udhëheqjen ruse, shumicat në pesë nga gjashtë vendet ende shohin më shumë përfitime sesa dëm në hyrjen në BE. Serbët mbeten më të ndarë./Monitor.al/

sondazh2

sondazh1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura