“Futu poshtë jorganit dhe bëj…”- Egla përplaset live me çiftin Ilnisa-Meriton: Zgjohen dhe duan të më nxjerrin nga vetja, më kanë ndjekur këmba këmbës

Mar 26, 2024 | 23:06
SHPËRNDAJE

Përplasjet mes Egla Cenos me çiftin Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi vazhdojnë të jenë të ashpra.

egla ilnisa meriton

Pasi Egla i është drejtuar disa herë Ilnisës duke i thënë “futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë”, të dyja janë përballur në prime.

Egla tha se Ilnisa dhe Meritoni zgjohen në mëngjes me planin për ta nxjerrë nga vetja, ndërsa tha se i kanë përmendur dhe vendin e punës.

Pjesë nga diskutimet:

Egla: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

Egla: Nuk ke për të folur

Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura