Fshiheshin nën petkun e diplomatit, inteligjenca franceze zbulon 6 spiunët rusë. Dëbohen dhe shpallen “non grata”

Apr 11, 2022 | 21:40
SHPËRNDAJE

Franca ka dëbuar gjashtë diplomatë rusë pas informacioneve të ardhura nga shërbimet e inteligjencës se shërbenin si spiunë të infiltruar të Moskës.

france rusi

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme franceze.

“Gjashtë agjentë rusë që operonin nën mbulimin diplomatik, aktivitetet e të cilëve u zbulua se ishin në kundërshtim me interesat kombëtare, janë shpallur persona non grata”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.

“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Franca ka dëbuar që nga fillimi i luftës 35 diplomatë rusë, ashtu siç kanë bërë dhe shumë vende të tjera evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura