“Fshehu revokimin e vizës amerikane”, flet gjyqtari Zeneli: Ja e vërteta e saj dhe e pasurisë

Jul 16, 2018 | 13:31
SHPËRNDAJE

Pas konstatimeve te bera gjate seances ne KPK dhe deklatatave te relatores lidhur me revoktimin e vizes amerikane dhe problemeve me pasurine, ka dhene sqarimet e veta gjyqtari Artan Zeneli.

Artan Zeneli
Artan Zeneli

“Kam nje verejtje te thjeshte, DSIK me ka nxjerre te pershtatshem nje here. Me pas me insistimin tuaj per daten dhe saktesine e formularit eshte bere rishikim. Formularin e kam nisur ta plotesoje ne nentor 2016 dhe me pas Kushtetuesja e ka bllokuar kete aspekt dhe me pas kaloi ne janar 2017. Data e formularit te DSIK eshte 16 janar 2017 dhe data e dorezimit eshte korrigjuar.

Me daten 26 janar jam thirrur ne Konsullate me pasaporte dhe me eshte komunikuar revokimi i vizes private turistike b1b2. Duke qene se une kisha dy viza dhe jam interesuar per cilen vize behet fjale se kam edhe vize a1. Me date 27 janar kam shkuar ne DSIK dhe kam dorezuar formularin dhe kam deklaruar se nuk me eshte refuzuar hyrja ne SHBA, po vetem se me eshte anuluar njera vize.

Ne qershor te ketij viti jam inteesuar nese mund te udhetoje me vizen e tipit a1 zyrtare dhe nga ambasada me eshte thene qe me eshte revokuar edhe viza e dyte. Kam kerkuar sqarim dhe me eshte revokuar me 4 qershor te ketij viti, pasi DSIK me ka nxjerre te papershtatshem”- tha ai.

Sipas tij, ndryshe eshte refuzimi dhe ndryshe revokimi, raporton gazetari i “Panorama”. Sa i perket pasurive ka sqaruar se “te gjitha pasurite e mia i kam vene kur isha avokat nga 1999 deri ne 2007. Ne kete periudhe nuk kam qene gjyqtar”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura