Frika për epidemi nga meningjiti në Shqipëri, zv/ministrja ka një apel për qytetarët: S’ka vend për panik

Jan 13, 2020 | 14:52
SHPËRNDAJE

fruthi-ne-opinion mira rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situaten ku ndodhet vendi yne ne raport me semundjen e meningjitit. Rasti i pare i te prekurve ne Shqiperi ishte i efektivit qe nderroi jete pak dite me pare, e kjo ka rritur shqetesimin tek qytetaret.

Por zv/ministrja ka qetësuar shqiptarët. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, zv.ministrja deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por është një situatë e zakonshme e stinës.

“Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje këtë vit ka pasur më pak raste. Nuk ka fare vend për panik, është një situatë e zakonshme, që ndodh të paktën në 20 vite që e ndjekim ne.

S’ka vend për panik dhe epidemi, e them këtë me shumë përgjegjësi. Po të hysh në detaje, do thosha le të fokusohemi më mirë te gjërat e mira, si psh, që nga 1 janari nuk do kenë më nevojë të shkojnë nëpër zyra për dokumente, pasi çdo gjë është online. Nuk do ketë më nevojë tani për qytetarët, të shkojnë e të kërkojnë dokumente, pasi është detyrë e shtetit, që t’i marrë ato. Më mirë është që qytetarët të merren me këto gjëra të mira, që ua lehtësojnë jetën, se sa të merren me përralla, se meningjiti është një gjë e zakonshme”, tha zv.ministrja Rakacolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura