Topi: Berisha e Rama, zvarranikë para dhe luanë pas zgjedhjeve

Nov 3, 2012 | 12:33
SHPËRNDAJE
Topi me drejtuesit e departamenteve në FRD

BERAT- Ish Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i FRD-së, Bamir Topi ka prezantuar strukturën e  partisë në qytetin  Beratit.

Mbledhja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish të dënuarit politik, Lirak Bejko, i cili humbi jetën një ditë më parë pas plagëve të marra nga vetdjegia me benzinë.  Topi tha se Bejko ishte i përndjekur në kohën e komunizmit, po ashtu edhe në tranzicion.

Duke theksuar si prioritet për partinë e tij rininë dhe gratë, Topi sulmoi kreun e PD-së, Berisha dhe atë të PS-së, Rama duke i quajtur zvarranikë para zgjedhjeve, dhe luanë pas zgjedhjeve.

Po ashtu ai akuzoi kryeministrin, Sali Berisha sa ka përvetësuar paratë e qytetarë të Beratit, duke mos i investuar ato në rrugën e këtij qyteti. Një ditë më parë, FRD prezantoi strukturën dhe drejtuesit e departamenteve kryesore në parti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura