Francë/ Mbi 30 mijë raste të reja me koronavirus, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Mar 10, 2021 | 20:52
SHPËRNDAJE

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan sot 30,303 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme u shënuan 23,302 raste pozitive, duke treguar që Covid-19 vazhdon të përhapet me një shkallë relativisht të lartë.

paris

Në të njëjtën kohë, Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i pacientëve që janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv për COVID-19 mbetet i njëjtë, me 3,918.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 264 viktima të reja nga sëmundja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi i ri në 89,565, e shtata më e larta në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura