Fqinja vigjilente fut në kurth shqiptarin, ajo që ndodhi më pas ‘e fundosi’

Dec 7, 2017 | 19:04
SHPËRNDAJE

Toscana- Vjedhja në një apartament në Comeana dështoi, falë fqinjës që arriti të largojë hajdutët, por gjithashtu të mbajë mend numrin e targës së makinës që përdorën ata për t’u arratisur.

Policia italiane

Në pranga ra një shqiptar, kurse bashkëpunëtori i tij arriti t’i shpëtojë policisë.

Ishte fqinja e shtëpisë ku kishin arritur të futeshin hajdutët e cila pengoi vjedhjen dhe lajmëroi karabinierët të cilët arritën të kapnin gjurmët e tyre.

Kjo ndodhi dje në mbrëmje, të mërkurën e 6 dhjetorit, në Comeana, Carmignano.

Gruaja, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta, doli në dritare dhe pasi u përball me dy djemtë, i detyroi ata të largoheshin por arriti të shënonte targën e mjetit me të cilin ata ikën.

Në pranga thuhet se ra një 28-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm dhe pa leje qendrimi.

Megjithatë bashkëpunëtori i tij arriti të ikte. Sipas mediave italiane, shqiptari ka provuar me të gjitha mënyrat që t’i shpëtojë arrestimit duke bërë rezistencë e madje duke goditur një efektiv.

Në makinë u gjetën mjetet që ata përdornin për të hyrë nëpër banesa.

Mbrëmjen e kaluar, ata kishin tentuar një seri vjedhjesh në zonën e Comeana derisa arritën në një apartament, pronarët e të cilëve ishin jashtë në atë kohë, por një fqinj iushte tepër i vëmendshëm. Edhe Golfi me të cilin u kap rezulton i vjedhur.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura