FOTO+VIDEO/ Nis puna në Tiranë-Durrës, nga sot devijohet kalimi. Ja si qarkullohet

Jun 11, 2018 | 8:50
SHPËRNDAJE

Ashtu si ishte njoftuar, mengjesin e sotem ka nisur puna ne Tirane-Durres, per riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar.

Njoftimi 

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Ministria sqaron se “Nderhyrja behet si emergjente per rritjen e elementeve te sigurise rrugore. Ne kete nderhyrje do te riparohen shtresat ne pjeset e demtuara dhe jo e gjithe gjatesia e rruges. Pra behet fjale per riparim te shtresave rrugore ne zonat e demtuara te cilat krijojne probleme qarkullimi. Gjithesej 31000 metra katrore shtresa asfaltike, kostoja 615 mije euro me tvsh nga fondet e Bankes Boterore nga projekti i mirembajtjes si nderhyrje emergjente ku mbi 90% e ze drejtimi i levizjes nga Tirana ne Durres. Per rehabilitimin e plote te te gjithe segmentit po punohet nga ARRSH per sigurimin e fondit nga buxheti i shtetit”.

Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

·        Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.

·        Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.

·        Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.

·        Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.

·        Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

·        Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

·        Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura