FOTOT/ Zaimina Vasjari sërish në muzikë pas katër vitesh pauzë, fillimi i ri si nënë dhe bizneswomen

| 13:48
SHPËRNDAJE

Zaimina Vasjari ka entuziazmuar fansat me postimin e fundit, ku shfaqet super në formë, ndërsa është duke xhiruar për klipin e ri.

Ajo ka bërë të ditur se do të rikthehet në muzikë pas 4 vitesh, duke zbuluar lookun e saj. Zaimina është shfaqur me një veshje të verdhë që i shkon shumë, me lëkurën e nxirë dhe ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje, por me siguri ky do të jetë një rikthim shumë i bujshëm, ndërsa këtë periudhë ka punuar për këtë projekt, për të cilin nuk ka folur më parë në media.

Ky është projekti i parë në muzikë i Zaiminës, pasi u bë nënë për herë të parë dhe pasi hapi biznesin e saj, një dyqan veshjesh.

Fotoja që Zaimina ka publikuar në rrjetet sociale është moment nga xhirimi i klipit veror. Këngëtarja e ‘showbiz-it’ shqiptar ishte tërhequr nga muzika, për t’u angazhuar me rritjen e vajzës dhe biznesin.

Ajo këtë vit festoi ditëlindjen e saj të 33- të, duke celebruar kështu nga shtëpi jetën e saj luksoze si në telenovela. Në llogarinë e Zaiminës në “Instagram” nuk munguan urimet e ndryshme nga miqtë apo ndjekësit e saj, të cilët u kujdesën t’i shkruanin fjalët më të bukura.

Ndërkohë, Vasjari publikoi një foto nga festa private, duke treguar si e gjeti kjo ditëlindje.

“Jam një vit më e madhe, më e mençur dhe mirënjohëse”, shkruante këngëtarja krah postimit, ku dukej edhe vendi i zbukuruar me tullumbace dhe torta në ngjyrë të zezë, e cila me siguri i ka surprizuar jo pak ndjekësit për shijen e saj shik.

Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre, Khloe, i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.

E ftuar në një program televiziv ca kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me një ngazëllim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina vitin e kaluar.

Siç duket, nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht. Para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin.

“My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte dixhitura sipër fotos, ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.

Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, ajo inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Këngëtarja, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.

Pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti nisën jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre të re. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodiani, kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre.

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës.

Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës. Sa i përket muzikës, këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe te biznesi i saj.

Por në një postim në “Instagram” të para një viti, Zaimina zbuloi se në fakt kishte ndërmend të sillte projekt të ri dhe për më tepër një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesin.

“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e pyeti një nga fansat dhe Zaimina ia ktheu duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi.

Me sa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri dhe kënga e saj e re që sapo ka xhiruar është krijimi i Mumajesit.

/Panoramaplus.al

      

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.