FOTOT/ Xhihadisti shqiptar që bën thirrje për të sulmuar Britaninë

May 4, 2016 | 20:12
SHPËRNDAJE

Ai njihet me emrin Abu Waqqas al-Albani dhe prej më shumë se një viti është pjesë e ISIS-it në Irak. Fillimisht emri i tij u përmend në media pasi festoi në Instagram sulmet terroriste në Bruksel dhe bëri thirrje për sulme të ngjashme dhe në Britani.

image026.png

“Daily Mail” ka investiguar mbi xhihadistin që jetonte në Londër para se t’i bashkohej ISIS dhe thekson se ai është shqiptar.

Në postimet në rrjetet socialiste, xhihadisti shqiptar u bën thirrje ndjekësve të tij për të kryer sulme terroriste duke u thënë: “Gjithçka që të duhet është një thikë kuzhine dhe truri vëlla”.

Kurse radikalëve u kërkon që të ndërmarrin sulmet me bombë.

image016.png

Pavarësisht se ai shfaqet me flokë të gjata në fotot e postuara në Instagram, i riu është një besimtar radikal.

Në postimet e bëra në Instagram, ai pranon se ISIS po humb territor në Irak dhe se tashmë është tërhequr nga Ramadi.

image018.png

Ai tregon për kushtet e vështira duke shkruar se, kanë fjetur për dy javë në llogore ku janë sulmuar nga insektet.

Shqiptari shprehet se i mungon shumë jeta në Londër.

image024.png
image024.png
image022.png
image022.png
image004.png
image004.png
image012.png
image012.png
image013.png
image013.png
image029.png
image029.png
image017.png
image017.png
image011.png
image011.png

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura