FOTOT/ Digjet totalisht banesa, fati i mirë i 2 fëmijëve. Dyshimet e para

Nov 22, 2017 | 12:05
SHPËRNDAJE

Shkumbohet nga flaket një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër.

Gazetari i “Panorama” raporton se në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda ndërsa dy fëmijë sapo ishin nisur në shkollë.

Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdësi duke qenë e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. 3 zjarrëfikëse dhe dhjetra efektivë janë në vendngjarje për të shuar flakët.

Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Një grua në moshë të re kishte me qera banesen dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar, por vështirësia për të do të jetë e madhe duke qenë se banesa nuk është e saj. Zjarrëfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët.

shkoder shkoder1 shkoder2 shkoder3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura