FOTOT/ Shembet objekti pa leje i Emiljano Shullazit, Veliaj: Të fortë me nam? U pika…

Oct 12, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Bashkia_Emilano-Shullazi1Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion  ku ka prishur një strukturë metalike pa leje në një zonë të Laprakës, që ishte në pronësi të disa të fortëve të zonës. 
Konkretisht inspektorët e bashkisë ishin kërcënuar disa herë nga të fortë e lagjes, që janë identifikuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Bashkia njofton se struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë se Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet e ndërtimit pa leje nga njerëzit e Shullazit iu drejtuan Prokurorisë.

Bashkia_Emilano-ShullaziLajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

Bashkia_Emilano-Shullazi2

 

Bashkia_Emilano-Shullazi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura