Amnistia/ “Vetëm 4 qytetarë përfituan, të tjerët…”- Bardhi publikon përgjigjen e SPAK: Kolegët tanë kërkojnë të mbijetojnë në politikë përmes gënjeshtrës

May 9, 2024 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në seancën plenare, ka bërë publike përgjigjen e SPAK në lidhje me përfituesit e amnistisë, pas akuzave nga PD-ja zyrtare.

bbb

Bardhi shprehet se nga amnistia kanë përfituar vetëm 4 persona, ndërsa pjesa tjetër ose e ka pasur vuajtur dënimin, ose është liruar nga vetë gjykata.

Ai shton se kolegët e tij kanë zgjedhur të mbijetojnë në politikë përmes gënjeshtrës, pasi nuk bën dot oponencë me qeverinë e Ramës.

Bardhi: Kohën do ta shfrytëzoj për të sqaruar opinionin publik mbi një të pavërtetë që i është servivur gjatë këtyre dy javëve. U soll edhe sot nga një pjesë e kolegëve që kanë zgjedhur që politikën ta bëjnë nëpermjet gënjeshtrën.

Nuk do kisha ndërmend të sqaroja ligjin për amnistinë, sepse secili prej nesh që e ka votuar e ka votuar pasi e ka lexuar dhe analizuar.

Një deputet nuk vjen në sallën e Kuvendit me lajmet të servirura në gazeta. Detyra jonë nuk është të lexojmë gazeta, por kur votojmë të  mandatuar nga qytetarët, do duhet të dimë se cfarë jemi duke bërë.

Kam dëgjuar dhe dëgjova që si pasojë e një ligjit për amnistinë janë liruar rreth 100 të dënuar për korrupsion.

Si deputet, unë u shqetësova nga lajmi që u publikua nga media. Sic do kishte hije cdo deputeti që të mos vinte këtu me lajme gazetash, por me shkresa zyrtare.

Unë i jam drejtuar me kërkesë për informacion, Altin Dumanit, për të shpjeguar një përgjigje që SPAK ia kishte dhënë një mediaje, ku citohej se “nga analiza e SPAK, për ndikimin e ligjit për Amnistinë ka një numër të dënuarisht që përjashtohet nga vuajtja e dënimit, për disa persona pavarësisht përfitimit nga ligji e kanë vuajtur dënimin. Nga ana tjetër nuk ka subjekte apo procedimi që përftojnë amnisti nga ndjekja penale. Mbështetur nga të dhënat, ju informojnë se nga ligj përfiton një numër personash të dënuar si më poshtë: Për vitin 2021 janë 16 persona, për 2022 janë 24, për vitin 2023 janë 18 dhe për vitin 2024 janë 22 persona”.

I kam kërkuar drejtuesit të prokurorisë të më informojë nëse përfituesit që përmenden janë persona të dënuar vetëm për veprën “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë detyra publike” apo janë kategori të tjera të dënuarish.

Mbështetur në të dhënat e SPAK, Dumani me ka sqaruar se këta persona janë persona të dënuar vetëm për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për personat që janë referuar për vitin 2021 dhe 2022, ata e kanë vuajtur dhe përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata përpara hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë, më ka sqaruar Dumani.

Se si mund të përfitojë nga amnistia duke e vuajtur dënimin, do duhet të na e sqaronin kolegët tanë.

Këta nuk bëjnë dot oponencë me qeverinë, sepse vijnë vetëm 30 minuta dhe ikin, por kanë zgjedhur të bëjnë politikë vetëm me gënjeshtra. Kjo nuk të mban të politike, por të nxjerr nga politika.

Sa i takon personave të vitit 2023 dhe 2024, për vitin 2023, vetëm 3 prej tyre kanë qenë në burg, të tjerët kanë qenë liruar nga gjykata, ndërsa për vitin 2024, ka qenë vetëm një persona në burg, të tjerët kanë qenë liruar nga gjykata.

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura