FOTOT / Rrugët e ngrira, Bashkia Tiranës hedh kripë dhe skorje gjatë natës

Jan 8, 2019 | 11:02
SHPËRNDAJE

 

BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (5)Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje. 

Gjatë natës, punonjësit bashkë me automjetet e vëna në dispozicion  nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve. Rruga “ Lord Bajron”, “Don Bosko”, Shkozë  janë disa prej zonave ku Bashkia ka ndërhyrë gjatë  gjithë orëve të mbrëmjes.

Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.

BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (7) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (6) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (5) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (4) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (3) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (2) BASHKIA TIRANE , KRIPE NE RRUGE (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura