FOTOT/ Opozita braktis Parlamentin, por “harron” Edmond Spahon  

May 19, 2016 | 18:33
SHPËRNDAJE

Opozita ka braktisur seancën e sotme plenare në Parlamentin e Shqipërisë pas debateve të nxehta për pajisjen e shumëpërfolur.

Opozita-braktis-parlamentinMinistri Tahiri foli sot gjatë në Parlament pas reagimit të Interforcë për pajisjen dhe kërkoi në një farë mënyrë që Presidenti të mbante përgjegjësi për deklaratat e tij ku tha se qeveria përgjon qytetarët.

Pas fjalës së ministrit Tahiri, në foltore u ngjit Flamur Noka që vijoi me akuzat ndaj qeverisë dhe ministrit Tahiri dhe më pas la Parlamentin së bashku me deputetët e tjerë të PD-së.

I vetmi që ka mbetur në sallën e Kuvendit është Edmond Spaho, nënkryetari i Kuvendit që po e drejton aktualisht.

Opozita-braktis-parlamentin2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura