Fotot nga paparazzi/ Noizy zgjedh Ylli Limanin! Pas bashkëpunimit dy artistët në koncert, por si fansa

Sep 11, 2022 | 14:40
SHPËRNDAJE

Koncerti i Rita Orës ka bërë bashkë VIP-at shqiptarë. Nuk kanë munguar fansat e këngëtares me origjinë shqiptare që e kanë ndjekur live koncertin e saj. Ndër ta ishte edhe Noizy. Reperi i famshëm shoqërohej në koncertin nga miku i tij, këngëtari i famshëm, Ylli Limani. Nëse mendoni se bashkë me ta ishte edhe ndonjë femër, gaboheni.

Dy djemtë e kanë shijuar mbrëmjen, duke kërcyer e kënduar këngët e Rita Orës si fans. Paparaci ynë i ka fotografuar dy artistët tek shijonin mbrëmjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kur s’ka kaluar as 1 muaj nga koncerti i tij, Noizy i rikthehet skenës, por këtë herë si publik.

Do të ishte ardhja e Rita Orës në koncert ajo që do të bënte bashkë të gjithë yjet e showbizzit tonë. Të shumtë ishin artistët që kishin zbritur në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur nga afër yllin ndërkombëtar.

Teksa disa kishin zgjedhur të shkonin çift në këtë mbrëmje, Noizy dhe Ylli kanë preferuar të qëndronin së bashku në koncert si dy miq të mirë që janë.

Që pas bashkëpunimit të tyre me këngën “Alkool”, dyshja është shfaqur gjithnjë e më pranë, duke na treguar edhe një miqësi të mirë veç bashkëpunimit të kanë në muzikës.

Vetëm pak kohë më parë, ylli Limani dha intervistën e tij të parë, duke zbuluar më shumë rreth tij.

“Dua të bëj sa më shumë shoqëri, të njoh sa më shumë njerëz, sa më shumë të udhëtoj, të kënaqem, të shoh botën. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të bëhesha i famshëm, të bëja para”, tha ai.

Një punë që për shumë mund të duket e lehtë, Yll Limani ka zbuluar çfarë fshihet përtej shkëlqimit, dhe çfarë ndodh pas kamerave.

“Është sakrificë, por një sakrificë që e kam zgjedhur. Kam zgjedhur të humbas një qetësi, të jem njeri publik, të përflitem, të përmendem në lajme, por e kam zgjedhur. Ankthi më i madh në shkollën e mesme, ka qenë frika se mos përfundoj në punë institucionale. Ylli pas kamerave është politikisht jokorrekt, ka ironi, por jo në kuptimin e keq. Jam më i papërmbajtur, nëse kam një mendim e them. Ashtu si çdo njeri që ka pasiguritë e tij”, këngëtari ‘hapi zemrën’ në këtë rrëfim dhe na tregoi se çfarë nuk ka pëlqyer në veten e tij.

ylli-3g4abqa11euj3b1vms2fpc

“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur. ‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht. Ylli asnjëherë nuk bëhet pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo titujve që nuk kanë të bëjnë me muzikën që ai lancon për publikun.”

yll-limani-lidhje-panorama-plus-2

Si ia del këngëtari të ruhet kaq shumë në ditët e sotme ndaj këtij fenomeni, që disa personazhe të tjerë e konsiderojnë si shqetësuese për privatësinë e tyre?

“Nuk jam prej atyre figurave publike që them jo, por portalet ma nxin jetën, nuk më lënë rehat. Ti ke zgjedhur këtë jetë ku ti përflitesh. Shumica e personazheve publikë, edhe në Shqipëri, edhe në botë, nuk është se nuk kanë qejf t’i përmendin portalet, e kam vënë re te disa një lloj kënaqësie. Thonë që nuk u bëhet qejfi, por është një lloj varësie ndaj të qenurit tërë kohën në portale se përndryshe nuk na kishin dhënë material. Mua kurrë nuk më ka pëlqyer jeta e shtrenjtë, drogërat, më pëlqejnë festat më private.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura