FOTOT/ Nga Komiteti i Helsinkit në qeverinë “Rama”, kush është 36-vjeçarja ministre e Drejtësisë

Sep 20, 2017 | 21:15
SHPËRNDAJE

Etilda Gjonaj ishte një ndër të paktët emra të rinj në qeverinë “Rama 2”. Ish-komisionerja e Avokatit te Popullit, sot ministre e Drejtesise, ishte ne komisionin e Ligjeve ku u shqyrtua marreveshja e ekstradimit se ekstradimit mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. GSH.al ju sjell fotot nga mbledhja.

Kush është Etilda Gjonaj

Është emëruar Komisionere e Avokatit te Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 Prill 2014, me një mandat 3 vjeçar.

Lindur në datë 6.05.1981. Ka ndjekur studimet e shkollës së mesme Qemal Stafa, Tiranë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003.

Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës në Shkencat penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.

Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KSHH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Gjatë angazhimit të saj në KSHH ka drejtuar gjithashtu dhe Klinikën ligjore pranë kësaj organizate. Gjatë periudhës 2008 – 2011 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Penale, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka patur një aktivitet të shquar në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e drejtësisë si dhe pjesëmarrjes si lektore në një sërë trajnime, konferenca dhe seminare si vendase dhe ndërkombëtare.

Lajmi i plotë në GSH.al

http://www.gsh.al/2017/09/20/fotot-nga-komiteti-i-helsinkit-ne-qeverine-rama-kush-eshte-36-vjecarja-ministre-e-drejtesise/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura