FOTOT/ Këtë verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja. Historia tragjike e çiftit në Thumanë, humbën edhe…

Nov 28, 2019 | 10:02
SHPËRNDAJE

almir cara thumane

Rrëqethëse është edhe historia në familjen Cara në Thumanë, pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. 4 prej tyre janë ende nën rrënoja, mes të cilëve edhe Stela me Almirin.

Almir Cara është vetëm 29 vjeç. Ai me të fejuarën e tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, aktualisht ndodhen nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Thumanë.

Çifti i ri planifikonte të martohej këtë verë.

Ndonëse familjarët e tyre shpresojnë ende që të rinjtë të nxirren gjallë, sa më shumë koha kalon aq edhe më i vështirë duket ky mision. “Sipas konfirmimeve të autoriteteve greke që po kërkojnë në mënyrë më të specializuar, nuk ka shenja jete“, tha gazetari Spartak Koka në Opinion.

almir cara thumane4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura