Fotot e viktimave në Stamboll dhe historia trishtuese e policit hero

Jun 29, 2016 | 17:10
SHPËRNDAJE

Deri tani numri i viktimave nga sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit ka shkuar në 41 persona, ndërsa të plagosur janë mbi 200 të tjerë.

35C5EC5C00000578-3664710-image-a-7_1467184304188
Një nënë e cila humbi fëmijën e saj gjatë sulmit

Mediat turke kanë publikuar disa nga fotot e persona që humbën jetën nga shpërthimi kamikaz i tre terroristëve dhe nga të shtënat e tyre me armë para se të hidhnin veten në erë.

35C8D19D00000578-0-image-a-19_1467206930341
Burre e grua (Mahmoud Çizmecioğlu dhe Zeynep Çizmecioğlu) jane mes 41 viktimave

“Të gjithë ulërinin… kishte gjak të përhapur gjithandej”, tregon një nga të mbijetuarit.

Deri tani i akuzuari kryesor për këtë sulm është ISIS.

35C8D1B500000578-3665974-image-a-17_1467208996844
Gülşen Bahadır, punonjëse e një kompanie ajrore e cila u qëlluar për vdekje shkruante në Facebook javë më parë: “Jo luftë, insistoj, dashuri”.

Mes 23 shtetasve turq që humbën jetën në këtë sulm bën pjesë dhe polici hero që qëlloi një nga terroristët para se ky I fundit të hidhte veten në erë.

Umut Sakaroğlu, polici që sakrifikoi jetën e tij për të ndaluar terroristin që të aktivizonte bombën
Umut Sakaroğlu, polici që sakrifikoi jetën e tij për të ndalur terroristin që të aktivizonte bombën

Punonjësi i doganës qëlloi mbi agresorin duke e neutralizuar atë pasi arma që mbante në duar i ra, por pak sekonda më pas ai hodhi veten në erë.

Heroi sapo ishte bërë baba dhe kishte vetëm pak kohë që ishte diplomuar dhe sapo kishte nisur punë në aeroportin e Stambollit.

35C8D3CB00000578-3665974-image-a-33_1467207700827
Göksel Kurnaz dhe Yeni Ise Girmisti ajne mes 41 viktimave
35C93E1D00000578-3665974-image-m-10_1467210194306
Në faqen e Bahadir në Facebook nje mik i saj ka shkruar: U prefsh ne paqe
35C8D1A900000578-3665974-image-a-13_1467208824802
Mustafa Bayrakli, 51 vje, shofer taksie
35C8D1A200000578-3665974-image-m-15_1467208830417
Çöl Kontuar, oficer ne aeroport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura