FOTOT/ Drogë, armë dhe automjete, arrestohet “i forti” i Krujës

May 21, 2016 | 15:56
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një person me armë pa leje, si edhe ka gjetur në banesën e tij kanabis sativa si edhe dy automjete.

13241711_10207593534854029_1203874334_oPersoni në fjalë është Lorenc Xhaja, 32 vjeç, i cili është kapur nga Policia e Krujës pasi lëvizte me një armë zjarri pistoletë të llojit TT pa leje.

Ai u kap në Verjon të Kruijës, ndërsa rezulton banues në Nikël.

Xhajës, gjatë  kontrollit fizik, të ushtruar në Verjon, Krujë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë tip TT dhe një krehër me 6 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i u gjetën dhe u sekuestruan: rreth 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; 1 automjet tip Benz me targa N 047098; 1 automjet tip Cherook  me targa AA 038 LY.

13241712_10207593534814028_519292078_o 13249562_10207593535094035_675265702_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura