FOTOT/ Ditëlindja e fundit e Ledri Vulës si beqar, partnerja shtatzënë i vë vulën lidhjes

Jul 11, 2020 | 19:03
SHPËRNDAJE

Në këtë ditë të veçantë për Ledri Vulën nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë, e dashura Sara Hoxha.

Ajo publikoi një foto ku shfaqet në një moment romantik me artistin Ledri Vula, me të cilin ndan një puthje në perëndim.

Dhe teksa të gjithë prisnin që ajo të ndante lajmin e shtatzënisë dje në ditën e tij të lindjes, Sara la një pikëpyetje te fansat e tyre, kur flet për një nga ditët më të lumtura të jetës në urimin e saj publik: “Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo: Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time! #Culi.”

Momenti romantik i puthjes është fotografuar në bregdetin e jugut, aty ku çifti kaloi disa ditë pushimesh nën shoqërinë e miqve të tyre të përbashkët, disa prej tyre këngëtarë.

Sara është në pritje të ëmbël dhe nga momenti në moment mund të shkëmbejnë ndonjë unazë për ta zyrtarizuar marrëdhënien.

Sara është përfolur për shtatzëni dhe burimet tona konfirmojnë lajmin për pritjen e ëmbël.

Edhe pse asnjëri nga ata nuk e ka pranuar ende zyrtarisht, kanë lënë të kuptohet se mezi po e presin ardhjen e bebit.

/Panoramaplus.al

 

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura