FOTOT/ Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, ja detajet e para

Jan 18, 2022 | 13:47
SHPËRNDAJE

aksidentohet autobusi me kosovar ne bullgari

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e të martës në Bullgari. Mediat vendase raportojnë se autobusi ka goditur një kamion që transportonte dru për zjarr. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur.

Mësohet se kamioni kishte ndaluar në rrugë dhe drejtuesi i tij po përpiqej t’u jepte sinjal shoferëve të tjerë se një pemë kishte rënë në rrugë.

Autobusi goditi kamionin dhe ky i fundit doli nga rruga, raportojnë mediat bullgare.

Policia bullgare ka nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

IMG-2f424580027268fa5532d1c9fa46ade5-V_result IMG-3ff224eb0636c92d0f0d49d32813c5db-V_result IMG-d42d313dfa26c7f01958a848789af38c-V_result IMG-d391fa641b0cde0e9a769e1a69926963-V_result

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura