FOTOLAJM/ Shqipëria e Kosova duan talentin e Bajernit, por Shabani… vazhdon te Gjermania

Sep 5, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Një situatë vërtetë e ngatërruar, paraqitet ajo e talentit të Bajernit, Meritan Shabani. Mesfushori që aktivizohet në Gjermani me bavarezët, kërkohet me ngulm nga Shqipëria dhe Kosova, por nga ana tjetër, janë edhe gjermanët, që nuk duan ta lejojnë të ikë një talent të tillë.

meritan shabani

Në një intervistë për Panorama Sport, ishte vetë ish-kapiteni legjendar, Lorik Cana, që pohoi se kishte kontaktuar me familjarët e tij, por nuk kishte dhënë përgjigje. Edhe trajneri Panuçi, në konferencën kur bëri publike listën për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë këtë shtator, deklaroi se 19-vjeçari, nuk ka vendosur ende për kë kombëtare do të luajë.

Ndërkohë, situatën e ka trazuar vetë trajneri i Kosovës, Shaland, i cili po këto ditë, ka deklaruar se lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ajo është përfaqësuesja e Kosovës. Por, ditën e sotme, Meritan Shabani, ka postuar një foto në Instagram, dhe me mbishkrimin: “Rrugës për tek ekipi kombëtare”, gjithashtu, shoqëruar me një top futbolli, dhe flamurin e Gjermanisë.

shabanii u 20

Siç bëhet me dije, ai është ftuar nga kombëtarja U-20 e Gjermanisë, nga trajneri Meikel Shonuitz, për ndeshjen e 7 shtatorit ndaj moshatarëve të Republikës Çeke. Gjithsesi, bëhet fjalë për kombëtaret e moshave, dhe ai nuk ka bërë ende një ndeshje zyrtare me ekipin e parë A.

meriton shabani gjermani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura