FOTOLAJM/ Ky është Klevis Rreshka, i arrestuar për mashtrim me dokumentet kanadeze

Apr 26, 2016 | 14:20
SHPËRNDAJE

Klevis Rreshka, 25 vjeçari i arrestuar si pjesë e grupit që mashtronin njerëz për punësim në Kanda, Angli e Kanada ka një profil mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Klevis Rreshka
Klevis Rreshka

Në në FB, ai ka foto profili, një foto ku duket teksa mban fjalin në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai paraqitet si drejtues i organizatës Vision for National Development LLC dhe ka qenë pjese e një sërë aktivitetesh. Ai rezulton te kete mbajtur edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, ku kanë qenë të pranishëm edhe ish-ambasadori amerikan Arvizu e ministrja Nikolla.

Sot paradite policia njoftoi se  “Arrestimi i shtetasit Klevis Rreshka, u bë pasi në bashkëpunim me shtetaset L. M. dhe A. M., kanë mashtruar një numer të konsiderueshëm shtetasish duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj. duke u marrë shuma të konsideruaeshme monetare, rreth 27 personave nga qytete të ndryshme të vendit”.

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura